Zëdhendësi i KQZ, Valmi Elezi ka njoftuar se sot përfundon afati për të formuar koalicionin për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit, në garën për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendeve Komunale.
Njoftohet gjithashtu se vetëm dy parti politike në këto zgjedhje do të garjnë së bashku, duke bërë të ditur që në zgjedhjet politike, këto parti parapëlqejnë që në zgjedhjet lokale garën ta bëjnë pa bashkime të zyrtarizuara nga KQZ.
Sot, me 23 qershor do të përfundoj afati për partitë politike për të njoftuar faqen zyrtare të KZQ-së që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj”- shton ndër të tjera Elezi./rtvmalisheva




