Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka hedhur poshtë pretendimet për kolaps energjetik në Kosovë, si dhe raportimet se KEK nuk ka prodhuar energji në disa periudha.
Rizvanolli tha se nuk ka pasur asnjë moment kur KEK-u ka prodhuar zero megavat-orë edhe pse sektori energjetik në Kosovë po përballet me sfida për shkak të varësisë nga termocentralet e vjetra.
“Arsyeja pse nga prilli nuk funksionojnë të gjitha blloqet është se po i modernizojmë turbinat në termocentralin Kosova B.
Kjo është një sakrificë e përkohshmë, duhet ta bëjmë pasi nuk është bërë kur çmimet e inportit kanë qenë trefish më të ulëta” tha Rizvanolli/rtvmalisheva




