Forcat e Armatosura të Izraelit kanë njoftuar se Irani ka lëshuar disa raketa drejt Izraelit. Qytetarëve iu kërkua të futen në hapësira të sigurta për shkak të rrezikut.
Dëshmitarët raportojnë zhurma të fuqishme mbi Jerusalem nga raketat që fluturonin mbi qytet. Sipas mediave izraelite, një prej raketave goditi zonën e Lachish-it, në jug të Jerusalemit.
Thuhet se në këtë sulm janë lëshuar rreth 15 raketa, ndërsa bombardimi zgjati afro 40 minuta, një nga më të gjatat që nga fillimi i konfliktit. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar, por disa vende janë goditur.




