Deputetët mblidhen sërish sot, në tentimin e 36-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar deputetët për anëtarë për formimin e një komisioni ad-hoc, për votim të fshehtë, komision ky i kërkuar nga LVV-ja.
Subjektet politike në fjalë nuk kanë marrë pjesë as në votim.
Në seancën e kaluar për formimin e këtij komisioni, votuan 51 për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Deri më tani përfaqesuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për mos konstituimin e Kuvendit.
Mbetet të shihet nëse kësaj radhe ka “reflektim”./rtvmalisheva




