Në fshatin Dardani të Ferizajit, ka vdekur tragjikisht një fëmijë i moshës katër-vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli ka konfirmuar për Insajderi se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar.
Siq raporton Insajderi ngasësi i veturës ka lidhje familjare me viktimen dhe se i njejti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
I dyshuari për shkaktimin e rrezikut me fatalitet është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./insajderi




