Ministri në detyrë Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës Atasheun e Mbrojtjes të Kroacisë në Kosovë, Kolonel Stjepan Domjancic së bashku me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Danijela Barisic.
Me këtë rast, ministri e falenderoi Kolonel Domjancic për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Kroacisë.
Ministri Maqedonci i dëshiroj suksese Kolonelit Domjancic në detyrën dhe misionin e ri të tij.




