Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë merr vendim për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka nënshkruar vendimin për caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor.

Me këtë vendim është përcaktuar marzha tregtare maksimale e lejuar si në vijim:
Shitja me shumicë: deri në 2 eurocent për litër
Shitja me pakicë: deri në 12 eurocent për litër.
Përmes këtij vendimi të sotëm, që hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, parashihet mbikëqyrje e shtuar inspektuese nga Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.
Ky vendim siguron konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovës.




