Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se e ka udhëzuar ushtrinë që të “kundërpërgjigjet me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani, me sulme intensive kundër caqeve të regjimit në zemër të Teheranit”, raporton gazeta “The Times of Israel”
Pas marrëveshjes së armëpushimit, kur supozohej që qetësia ndërmjet dy shteteve të vinte në pah sipas marrëveshjes, Izraeli identifikoi dy raketa balistike të hedhura nga Irani.
Të dy raketat u penguan, duke i këshilluar njerëzit që të qëndronin në strehimore deri në njoftimin e rradhës.
Pas pak, ushtria izraelite njoftoi që njerëzit mund të dilnin nga strehimoret në pjesën veriore të Izraelit, vend potencialisht më i sigurtë.




