Për herë të 37-të me radhë ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga partitë politike që të caktojnë nga një anëtar për Komisionin Zgjedhor, mirëpo edhe kësaj here propozimi nuk kaloi.
Seanca u ndërpre pasi mori 52 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, dhe u vendos të vazhdojë pas 48 orësh.
Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi ende nuk është arritur të konstituohet, pasi subjekti fitues, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit.
Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka marrë mbështetjen e kërkuar nga partitë tjera. PDK, LDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk do ta përkrahin Haxhiun, ndërkohë që LVV ka theksuar se nuk do të ndryshojë kandidaten e saj.




