Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, është prononcuar për “Front Online” pas publikimit të sondazhit të fundit, ku LDK renditet si partia më e përzgjedhur si zgjedhje e dytë nga qytetarët.
Por, për Hysenin, sondazhet janë shqetësimi më i vogël në raport me gjendjen reale të qytetarëve.
“Cilido sondazh është shqetësimi më i vogël. Shqetësimi parësor është se duhet konstituuar institucionet me urgjencë, në mënyrë që të trajtohen me prioritet shqetësimet e qytetarëve, të cilëve çdo ditë e më tepër po u rëndohet jeta si pasojë e çmimeve të larta”, deklaroi Hyseni.
Hyseni shtoi se partia që ka dalë e para duhet të marrë përgjegjësitë e saj, ose të hapet rruga për propozimin e LDK-së dhe të kryetarit Abdixhiku, që sipas tij, po dëshmohet si alternativa e duhur për vendin.




