Lëkundje tërmeti në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:59, është ndjerë një tërmet me magnitudë 2.4 në shkallën Rihter në rajonin mes Ohrit, Strugës dhe fshatit Peshtan, afërsisht 115 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Shkup.
Qendra sizmologjike pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup bëri të ditur se tërmeti është ndjerë lehtë në zonën e Ohrit dhe përreth, me një intensitet prej 3 ballësh sipas shkallës makroseizmike evropiane.




