Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka konfirmuar se partia e saj i ka siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, por ka refuzuar të bëjë publike detaje për partnerët potencialë nga opozita.
“Nëse nuk do t’i kishim numrat, nuk do të kishim kaluar në fazën ku kemi vetëm 15 ditë për ta formuar Qeverinë. Emrat nuk mund t’i zbulojmë tani,” tha Pacolli në një prononcim për Teve1.
Deklarata e saj vjen në një kohë të tensionuar politike, ku përplasjet mes partive kanë shkaktuar ngërç në konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja. Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, po përpiqet të sigurojë shumicën parlamentare, por pa konfirmuar zyrtarisht me kë do të qeverisë.




