Përdorues të shumtë të Microsoft-it kanë hasur një problem të vazhdueshëm me funksionin “Siguria Familjare”, i cilipo shkakton mbyllje të papritura të shfletuesit Google Chrome në sistemin operativ Windows.
Kjo çështje ka filluar të shfaqet që në fillim të muajit qershor, kur përdoruesit raportuan se Chrome nuk hapej aspak ose mbyllej menjëherë pas nisjes.
Microsoft ka pohuar se problemi lidhet me funksionin Family Safety, i cili në disa raste po bllokon funksionimin e Chrome. Shfletues të tjerë si Mozilla Firefox apo Opera nuk janë ndikuar nga ky defekt.
Disa përdorues kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme duke ndryshuar emrin e skedarit “Chrome.exe”, çka mundëson nisjen normale të programit.
Për përdoruesit e Microsoft 365, përfshirë prindërit dhe institucionet arsimore që përdorin funksionin Family Safety, një tjetër mundësi është çaktivizimi i filtrimit të uebfaqeve. Megjithatë, kjo mund të rrisë rrezikun e aksesit në përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët.
Aktualisht, Microsoft nuk ka njoftuar ende një datë të saktë për zgjidhjen e këtij problemi. Përdoruesit janë këshilluar të provojnë të rihapin Chrome, por kjo metodë nuk ka rezultuar efektive për shumicën.




