Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon sot për të 37-ën herë.
Deri më tani tentimi i LVV-së për krijimin e një komisioni ad-hoc, për votim të fsheht nuk merr mbështetjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nisma-së dhe Listës Serbe.
Subjektet politike në fjalë nuk kanë propozuar deputetët për anëtarë për formimin e këtij komisioni e as nuk kanë marrë pjesë në votim.
Përfaqesuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për mos konstituimin e Kuvendit.
Mbetet të shihet nëse kësaj radhe ka “ndryshim”./rtvmalisheva




