Ndonse çmimi i naftës është parë të ketë rënë në botë pas përfundimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, e njëjta nuk po ndodhë në Kosovë.
Aktualisht në tregun e Kosovës 1 litër naftë ka koston mesatarisht 1.21 deri 1.29 euro, ndërësa benzinë 1.21 deri në 1.30euro.
Inspektoriati Qëndror i Mbikqyrjes së Tregut ka konstatuar se çmimet e shitjes së tregut vendor reagojnë menjëher nga çmimet nga importi, ndërësa e njëjta nuk po ndodhë teksa nuk po ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien, dhe ka rekomanduar marrjen e vendimit nga MINT për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe caktimin e masave mbrojtëse për produktet e naftës.
Ndërkohë kemi edhe pakënaqësitë e qytetarëve në lidhje me një gjendje të tillë të çmimeve, teksa në SHBA, Donald Trump, bëri thirrje për mbajtjen e çmimeve të ulëta të naftës.




