Rënie e lehtë për Kosovën në raportin global për paqen
Kosova ka rënë për tri pozita në Indeksin Global të Paqes për vitin 2025, sipas raportit të publikuar më 19 qershor nga Instituti për Paqe dhe Ekonomi. Nga vendi i 60-të në vitin 2024, ajo tani është renditur në pozitën e 63-të.
Raporti vjetor mat paqen përmes 23 indikatorëve në tri fusha: sigurinë e brendshme, konfliktet e vazhdueshme dhe militarizimin. Kosova ka marrë 1.805 pikë për konfliktet, 2.144 për sigurinë e brendshme dhe 1.67 për militarizimin.

Megjithatë, në indeksin e veçantë për ndikimin e terrorizmit nga e njëjta organizatë, Kosova ka shënuar përmirësim të dukshëm, duke u ngritur për 13 pozita dhe renditet ndër vendet më pak të prekura.
Në rajon, Serbia ka zbritur për një pozitë, duke u pozicionuar pas Kosovës në vendin e 64-të.
Ndërkohë, Mali i Zi ka përparuar më së shumti, me një rritje prej 2.3% në indikatorët e sigurisë, falë uljes së shkallës së krimeve të rënda dhe përpjekjeve për kontrollin e armëve të vogla.
Nga vendi i 60-të është renditur në pozitën e 63-të.




