Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën kunstituive të Kuvendit, Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, kandidate për kryeparlamentare nga kjo parti kanë dalë në një konferenc për media.
Konjufca tha se aktgjykimi i dha të drejtë VV-së,dhe sipas tij nëse ka bllokadë, partitë duhet të krijojnë marrveshje politike.
Sipas tij interpretimi i një pike të rendësishme, të raportit mes kryetarit dhe nënkryetarëve, është që të vendosen të gjithë në një pako dhe të votohen pa u përzier në emrat që LVV-ja i propozonë.
“Konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithëve.” tha Konjufca.




