Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasës së 9-të është shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësime rreth besueshmërisë dhe ndershmërisë së procesit të testimit, raporton Gazeta Sinjali.
Në disa grupe të aplikacionit Viber janë shpërndarë fotografi të testeve, të cilat përmbajnë pyetjet që iu janë dhënë sot nxënësve gjatë testimit.
Ky test përfshin nëntë lëndë kryesore: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji




