Pas suksesit të jashtëzakonshëm global që nga debutimi i tij në vitin 2021, seriali korean “Squid Game” rikthehet me sezonin e tretë dhe të fundit, i cili u publikua sot, më 27 qershor, në platformën Netflix.
Të gjitha gjashtë episodet janë tashmë të disponueshme për shikuesit anembanë botës, duke i dhënë fund një prej sagave më të ndjekura dhe të diskutueshme në historinë e televizionit modern.
Ky sezon përmbyll udhëtimin dramatik të protagonistit Seong Gi-hun dhe përballjen e tij përfundimtare me organizatorët e lojës vdekjeprurëse, shkruan Telegrafi
Sipas raportimeve të shumta mediatike dhe vetë krijuesit të serialit, ky kapitull përmbyll historinë kryesore të “Squid Game”. Kjo do të thotë se nuk do të ketë një sezon të katërt.
Suksesi i menjëhershëm i sezonit të parë e shndërroi serinë në një nga prodhimet më të ndjekura në historinë e Netflix




