Në një konferencë për shtyp të premten Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë.
Trump tha se tensionet mes të dyja vendeve ishin në një pikë kritike dhe se ndërhyrja e tij duke i kërcënuar me ndalim të tregtisë më ShBA-në nëse shpërthen lufta, ishte vendimtare.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, deklaroi Trump.




