Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se situata e sigurisë në Izrael është përmirësuar në mënyrë dramatike, si rezultat i Operacionit izraelit “Luani që po Ngrihet” dhe kërcënimi katër dekadash për ekzistencën e Izraelit nga regjimi iranian është shtyrë për shumë vite.
Diplomatja izraelite e cila është ambasadore në shtetin ballkanik, i cili ka hapur Ambasadën në Jerusalem, ka shprehur falënderimet ndaj Kosovës, për mbështetjen ndaj Izraelit.
Ajo në një intervistë për RTKlive, ka thënë se Populli i Kosovës dhe hebrenjtë që kanë jetuar në Kosovë historikisht gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të mira fqinjësore.
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, beson e shpreson të kalojmë nga lufta në rindërtim dhe do të ‘jemi gjithashtu në gjendje të punojmë së bashku për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes vendeve tona’. Ajo shpreson se Izraeli të hap edhe ambasadë fizikisht në Kosovë.




