Përfaqësuesi i GUXO-s, Faton Peci pas takimit me liderët e partive politike tha se u paraqitën dy propozime për rrugëzgjidhje pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se sipas tij nuk duhet të bëhen pjesë e “fontanës së dëshirave”.
“Edhe unë kam pasur një propozim, është të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, të ketë pako të marrëveshjes.”tha Peci.




