Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit me liderët politik i ka ftuar ata të vazhdojnë takime të tilla dhe të fokusohen në marrëveshje politike që menjëherë zgjidh krizën.
Tutje Limaj ka theksuar se ky takim ka shkuar rreth qasjes se si e shohim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pak është folur për atë që është tema kryesore, kriza politike dhe zgjidhja e saj.
“Ky takim ka shkuar rreth qasjes se si e shohin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pak është folur për atë që është tema kryesore: krizat politike dhe zgjidhjet me marrëveshje politike. Ata që kanë pritur që aktgjykimi do ta zgjidhë krizën, nuk e njohin mirë funksionimin e gjykatës. Takimi si takim është gjë e mirë që ka ndodhur. Pres të ndodhin takime të tjera. Unë u mundova të jap kontributin tim.” shtoj Limaj.




