Që nga mëngjesi, në oborrin e manastirit të Graçanicës janë mbledhur dhjetëra serbë, të cilët shkuan për të marrë pjesë në liturgji me rastin e Vidovdanit.
Policia e Kosovës, e cila tha ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë këtij manifestimi, ka shtuar praninë e saj në Graçanicë.
Siq raporton Sinjali në hyrje të kësaj komune janë parë edhe Njësi Speciale të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, rreth Manastirit të Graçanicës është devijuar rruga dhe s’lejohet kalimi i veturave nëpër qendër. Për këto lëvizje në trafik, policia ka paralajmëruar qysh dje.
Mediumi lokal në gjuhën serbe “Radio Kim”, që raportoi nga vendi i ngjarjes, tha se në terren janë të pranishme edhe forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të KFOR-it që janë vendosur në disa automjete në disa vende në Graçanicë.
Po ashtu, policia sot ka ndaluar organizatori i një grupi pelegrinazhi nga Beograd, V.P.
Grupi që ai drejtonte mbante bluza të kuqe, blu dhe të bardha me mbishkrimin – “Serbia e Bashkuar” përpara manastirit.
V.P. u ndalua pasi u identifikua, në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Inspektoratit të Policisë, sipas Radio Kim./Sinjali




