Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se Inspektoriati Shëndetësor ka mbyllur tetë institucione shëndetësore private.
Sipas Vitisë, ato operonin pa licencë dhe mbyllja është bërë në kuadër të inspektimeve të rregullta.
Postimi I plotë:
Inspektorati Shëndetësor vazhdon punën profesionale duke garantuar respektimin e ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.
Si pjesë e inspektimeve të rregullta, këtë javë që po e lëmë pas janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licensë.
U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave. Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme.
Faleminderit Inspektoratit Shëndetësor dhe të gjithë inspektorëve për punën e përditshme dhe të palodhshme.




