Në muajt e ardhshëm mund të ketë një riangazhim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe ulje në tryezën e Zyrës Ovale të liderëve të dy vendeve. Këtë e paralajmëroi Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA.
Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Barack Obamës tha se çfarë mund të ndodhë në Ballkan por edhe arenën globale.
Mendoj se do të shihni edhe një riangazhim të Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi dhe Trump që të sjellë liderët e dy vendeve në Zyrën Ovale, Trump e sheh veten e tij si paqebërës”, tha ai në A2 CNN.
Kupchan u shpreh besimplotë për arritjen e kompromisit të vështirë e të dhimbshëm, siç e cilësoi – të paqes mes dy vendeve.




