Përfaqësuesit e fermerëve nga Komuna e Lipjanit, ftojnë të gjithë fermerët nga Kosova që të marrin pjesë në protestën e organizuar me datë 2 korrik 2025, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas organizatorëve për të kundërshtuar çmimin prej 17 cent për kilogram të grurit, vendim ky që sipas tyre po cilësohet i padrejtë dhe i papërballueshëm për gjendjen aktuale ekonomike.
”Ftohen fermerët nga e gjithë Kosova që të marrin pjesë në protestën e organizuar për datën 2 korrik 2025, e mërkure, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë.
Përmes daljes së bujqve para objektit të MBPZHR-së do të shprehet pakënaqësia e thellë për përcakimin e çmimit prej 17 cent për kilogram të grurit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, gjë që vlersojmë se është shumë e ulët pas parasysh situatën ekonomike, inflackonin por edhe vështirësotë me të cilat ballafaqohen fermerër kosovarë.
Pasi kjo çështje prek secilin fermer ftojmë që të na bashkoheni sa më në numër”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesit të fermerëve të Lipjanit.




