Një rast i dhunës në familje është trajtuar nga autoritetet në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij 68-vjeçar dhe bashkëshortes 23-vjeçare, pas një mosmarrëveshjeje brenda familjes.
Personat e përfshirë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Malishevë. Viktimave u është ofruar ndihma e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përpara se të intervistoheshin dhe të njoftoheshin me të drejtat e tyre procedurale.
Në bazë të urdhrit të Prokurorit Kujdestar, rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet rreth ngjarjes janë ende duke vazhduar.




