Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si është organizuar takimi me liderët e partive politike, duke thënë se ai është mbajtur vetëm për sy e faqe, pa marrë parasysh propozimet e partive të tjera.
Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar që të rikthehet votimi i hapur, por Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka zbatuar këtë kërkesë dhe ka vazhduar me qasjen e mëparshme.
“Kurti e organizoi takimin vetëm për të treguar se e thirri, ndonëse partitë që dikur ishin në opozitë ofruan zgjidhje konkrete. Kushtetuesja ka kërkuar kthimin te votimi i hapur pa procedura të ndërlikuara si ato që po aplikon VV-ja. Megjithatë, VV po vazhdon në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk po reflekton. Ata mund të zhbllokojnë situatën, por Kurti dhe partia e tij po injorojnë vendimin e Kushtetueses dhe po pengojnë procesin e konstituimit”, deklaroi Kadrijaj për “Front Online”.




