Presidentja Vjosa Osmani do të zhvillojë nesër takime të ndara me liderët politikë, në përpjekje për zgjidhjen e krizës dhe konstituimin e Kuvendit.
Në ndryshim nga takimi i përbashkët i 15 majit, kësaj radhe Osmani do të zhvillojë bisedime individuale me secilin lider. E para do të takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, në ora 13:30, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe ka theksuar qëndrimin e pandryshuar të partisë së tij për kompromis dhe dalje nga bllokada.
Pas tij, Osmani do të takojë Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ramush Haradinajn (AAK) në orën 16:00. Takimet me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë planifikuar për të enjten.
Osmani kishte zhvilluar takime edhe më 15 maj dhe kishte vlerësuar qasjen konstruktive të liderëve, duke paralajmëruar se do të vazhdojë përpjekjet nëse është e nevojshme.
Osmani nis takimet individuale synon dalje nga bllokada




