Sot shënohen plot 35 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, një ndër momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.
Në këtë ditë simbolike, delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovën si njësi të veçantë brenda federatës jugosllave, duke e vendosur kështu gurthemelin institucional të pavarësimit të vendit.
Deklarata u shpall jashtë objektit të Kuvendit të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme dhe nën një prani të madhe të forcave policore dhe ushtarake serbe.
Në këtë akt historik morën pjesë 111 delegatë shqiptarë, të cilët vendosën që Kosova të trajtohej si një njësi e pavarur dhe e barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave. Ky hap shënoi fillimin e rrugëtimit të Kosovës drejt shtetësisë së plotë dhe pavarësisë nga Serbia, duke e vendosur vendin në një kurs të pandalshëm drejt lirisë dhe vetëvendosjes




