Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Osmani, tha se presin ftesën për takim nga ajo , duke theksuar se LDK-ja mbështet aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mënyrën e votimit dhe krijimin e shumicës parlamentare, që sipas tij i takon partisë së parë që propozon qeverinë, raporton Ekonomia Online.
Abdixhiku nënvizoi nevojën për unitet dhe bashkëpunim politik për zgjidhjen e situatës dhe e cilësoi si të rëndësishëm përfshirjen e presidentes në proces.




