Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nisur takimin me presidenten Vjosa Osmani në përpjekje për të zhbllokuar situatën politike në vend.
Përplasjet dhe vonesat në konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e institucioneve të reja shtetërore kanë nxitur presidenten që, që në orët e para të mëngjesit, të takojë liderët politikë me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje të mundshme.
Krasniqi pas takimit me Osmanin: LVV duhet të propozojë kandidat tjetër dhe votimi të bëhet i hapur
Pas takimeve me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, presidentja ka vazhduar takimet me Abdixhikun nga LDK-ja.
Kurti dhe Krasniqi janë prononcuar për media pas takimeve. Kurti theksoi përkushtimin për të gjetur një zgjidhje dhe për të konstituuar Kuvendin në frymë bashkëpunuese. Nga ana tjetër, Krasniqi kërkoi që LVV të propozojë një emër të ri për pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe që procesi i votimit të jetë transparent dhe i hapur.




