Një aksident trafiku është raportuar sot në rrethrrotullimin e fshatit Kijevë, në komunën e Malishevës, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në anësore, raporton Gazeta Sinjali.
Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara nëse ndonjë person ka pësuar lëndime apo si ka ndodhur saktësisht aksidenti.
Gazeta Sinjali ka kërkuar sqarime nga Policia e Kosovës dhe është në pritje të një deklarate zyrtare lidhur me rastin.




