Pas takimit me Osmanin, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, për media tha se partia e tij mban po të njëjtin qëndrim për të lujatur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike.
“Edhe në këtë takim, unë rikonfirmova qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të lujatur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike, sidomos tani që kemi edhe qartësi nga aktgjykimi I Gjykatës Kushtetuese”
Krasniqi tha se takimet e liderëve me presidenten pritet të qartësojnë nëse kryeneqsisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të zotit Kurti që po vazhdojnë ta bajnë të bllokuar konstituimin e kuvendit.
“Mbetet që takimet e tjera të cilat i ka planifikuar presidentja të na qartësojnë se a ka apo ska një ndryshim të kryeneqsisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të zotit Kurti që po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar konstituimin e kuvendit”
“Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka lënden gati për shkeljet kushtetuese të cilat janë bërë në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme në dy seancat e kaluara që mund të ndodhë përsëri nesër, neë nuk ndrron qasja e grupit më të madh parlamentar të Lëvizjes Vetë Vendosje, por këto janë qështje të ndara” u shpreh Krasniqi.




