Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani ka nisur tashmë takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.
Osmani është duke zhvilluar takime me udhëheqësit e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e bllokadës aktuale.
Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituar tash e pesë muaj. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, por partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK, kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin këtë propozim.




