Është konfirmuar nga Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë se tanimë prezenca e Murtajës së Rumanitëve të Vegjël është prezente në një fermë në Landovicë të Komunës së Prizrenit.
Pas dyshimeve të para, inspektorët e veterinarisë shkuan menjëherë në fermën e Landovicës, ku morën mostra për analizë. Mëngjesin e 3 korrikut 2025, Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë konfirmoi praninë e sëmundjes PPR.
Fshati u shpall zonë e infektuar dhe u vendos karantinë në një rreze prej 3 km. Lëvizja e kafshëve dhe transporti i produkteve të tyre brenda zonës janë ndaluar. Fermat përreth janë nën hetim epidemiologjik dhe po zbatojnë masa strikte biosigurie dhe dezinfektimi.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nxori edhe Vendimin nr. 01/537/2025 për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje, bazuar në Ligjin nr. 2004/21 për Veterinarinë.




