Djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Vesili, Klestori, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili në një emision televiziv tha se PDK-ja ka disa kryetarë dhe disa prej tyre marrin instruksione nga Haga.
Klestor Veseli e cilëson këtë deklarat si të pavend dhe aspak dinjitoze, duke shtuar se kryetar i PDK-së është Memli Krasniqi dhe se as Kurti e as kryetarët e partive të tjera “ nuk kanë pse t’i friksohen debateve konstruktive politike”.
“Liria e Kosovës është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të popullit të Kosovës kundër shtypjes”, shkruan ai në një postim në instagram.




