Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e partisë “Guxo”, Faton Peci, në kuadër të konsultimeve me liderët politikë për zgjidhjen e krizës institucionale dhe formimin e Kuvendit të ri.
Para takimit, Peci theksoi rëndësinë e këtyre bisedimeve si pjesë e përpjekjeve për zhbllokimin e situatës politike dhe shprehu gatishmërinë e subjektit të tij për të dhënë kontribut konstruktiv.
“Ky është një hap tjetër drejt përmirësimit të gjendjes aktuale. Vlerësoj se këto konsultime janë esenciale për të dalë nga kjo bllokadë politike. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në përputhje me kapacitetet që kemi,” deklaroi Peci.




