Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive.
Në këtë konferencë morën pjesë, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, z. Blerim Gashani, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Peter Vallaste, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP në Kosovë, z. Nuno Queiros, Drejtori i Departamenti të Rendit Publik në Policinë e Kosovës, z. Arbnesh Ajvazi, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të medias, të bashkësive fetare, etj.
Në hapje të kësaj fushate, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, vuri në dukje se në aspektin e parandalimit, përveç rolit kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj përkatëse, është i domosdoshëm edhe angazhimi i fuqishëm i aktorëve të tjerë institucionalë, shoqërisë civile, mediave dhe vetë qytetarëve.
Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe qasjeve të koordinuara mund të shmangim pasojat e rënda që sjell posedimi i armëve të paligjshme dhe veprimet kriminale




