Mustafa kritikon Kurtin: Po ndihmon ata që barazojnë UÇK-në me krimet e Millosheviqit
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të Albin Kurtit për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, duke i quajtur ato të pakuptimta dhe të dëmshme.
“Politika nuk bëhet me akuza ndaj atyre që luftuan për këtë vend e tash e pesë vjet janë në arrest – më shumë si pengje sesa si të akuzuar,” tha Mustafa për Klan Kosova.
Ai theksoi se Kurti nuk ka legjitimitet të flasë për reforma në parti, duke shtuar se kontributi i tij është përçarës dhe populist. “Ai flet për analfabetë funksionalë që i ushqen me mashtrime,” përfundoi Mustafa.




