Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë me dije se partia e tij do të dorëzoj një lënd të re ne Gjykatën Kushtetuese.
Duke shpresuar që ky rast të trajtohet me urgjencë nga Kushtetuesja, ai u shpreh:
“Sot ju njoftoj se tashmë pasi kanë ndodhur 3 shkelje të reja radhazi të Kushtetutës në kundërshtim me aktgjykimin e funti të Gjykatës Kushtetuese, sot gjatë ditës PDK-ja do të dorëzojë pran Gjykatës Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do ta trajtojë me urgjencën e nevojshme, meqenëse tashmë i kemi edhe 23 ditë deri në përmbylljen e afatit për konstituimin e Kuvendit”




