ZGJEDHJET LOKALE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS 12. TETOR 2025.
Mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve në Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale më poshtë:
Fletëvotimi me kornizë të verdhë i takon zgjedhjeve për kryetar të komunës dhe përmban emrat e kandidatëve së bashku me subjektet politike që përfaqësojnë. Ju, si votues, duhet të votoni vetëm një kandidat për kryetar komune duke shënuar fushën pranë emrit të tij.
Fletëvotimi me kornizë të kaltër i takon zgjedhjeve për kuvend komunal. Në anën e majtë të fletëvotimit duhet të votoni vetëm një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni vetëm një kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal nga lista e atij subjekti politik. Vota për një subjekt politik llogaritet edhe si votë për një bartës liste, emrin e të cilit e shkruan KQZ në fletën e votimit pranë emrit të subjektit politik.




