Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se kjo parti do të marrë pjesë në të gjitha seancat konstituive të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Deklarata e saj vjen pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka të bëjë me Komisionin për Votim të Fshehtë, një procedurë kyçe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Po, do të jemi të pranishëm dhe do t’i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës që të rikthehet në rendin e ditës,” tha Bajrami për mediat.




