Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat zyrtare lidhur me shkurorëzimet e regjistruara në vend për vitin 2024.
Sipas ASK-së, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 2.146 raste të shkurorëzimit. Komuna me numrin më të lartë të shkurorëzimeve ishte Prizreni, me 209 raste, që përbëjnë 9,7% të totalit. Pasojnë Prishtina me 165 raste (7,7%), Peja me 155 raste (7,2%).

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2024 në komunën e Malishevës janë regjistruar gjithsej 57 raste të shkurorëzimeve.
Në krahasim me vitin 2023, ka pasur një rënie prej 66 rasteve, që përfaqëson një ulje prej 3,0% të numrit të përgjithshëm të shkurorëzimeve.
Sa i përket kohëzgjatjes së martesës deri në momentin e shkurorëzimit, pjesa më e madhe e çifteve janë ndarë pas 5 deri në 9 vite martesë, kjo kategori përfaqëson 32,4% të rasteve. Në vend të dytë janë çiftet me një kohëzgjatje prej 10 deri në 14 vite, të cilët përbëjnë 15,1% të totalit.




