Policia e Kosovës, vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë.
Përdorimi i armëve të zjarrit është shëndrruar në një dukuri negative, e gjatë kontrolleve, Policia e Kosovës has edhe në të mitur.
Në fshatin Carraukë të Malishevës, një 15-vjeçar është parë në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, duke mbajtur një pistolet në dorë.
Hetuesit e Stacionit Policor në Malishevë kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore dhe më 04 korrik 2025 kanë arritur të identifikojnë të miturin E.H., rreth moshës 15-vjeç.
Pas intervistimit, në prani të avokatit, i mituri ka pranuar se pistoleta në fjalë ishte e tij, dhe se bëhet fjalë për një pistolet më gaz.
Policia ka sekuestruar armën – një pistolet me gaz, dhe një karikator pa municion.
15-vjeqari është liruar në procedur të rregullt ndërsa me urdhër të Prokurorit, rasti është inicuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.




