Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës vazhdon sot, në përpjekjen e 42-të , nga ora 11:00.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditëve të fundit ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive politike që kanë ulëse në Kuvend, për të gjetur një zgjidhje në formimin e institucioneve.
Mbetet të shihet nëse ka ndonjë ndryshim në qendrimet e partive opozitare.




