Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Krasniqi falenderoi ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional.




