Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një punëtore pastrimi ka zbuluar një armë zjarri brenda një prej tualeteve të aeroportit.
Sipas raportimeve, punëtorja – një shtetase kosovare – ka hasur në një pistoletë gjatë kryerjes së detyrave të saj të pastrimit. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke e sekuestruar armën. Për rastin është njoftuar edhe prokuroria kompetente dhe hetimet janë duke vazhduar.




