Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën e Lipjanit ndaj pesë policëve të arrestuar, të përfshirët në rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu. Seanca është mbajtur e mbyllur për media.
Avokati Besnik Berisha, i cili po mbronë njërin nga zyrtarët policor, Endrit Beqirin, u shpreh se është herët të flitet për fajësi të dikujt.
“Është herët të flasim për fajësi apo pafajësi por ajo që dihet dhe duhet të thuhet tashmë, janë që veprimet e të ndjerit kanë qenë të dhunshme dhe me forcë të përdorur ndaj qytetarëve. Ka pasur denoncues vet prokuror e gjyqtarë. I pari që e ka telefonuar për ndihmë Policinë ka qenë prokurori. Nëse Prokuroria nuk i beson prokurorit atëherë kemi rënë nga sistemi, s’kemi problem me individ”, ka thënë Beqiri.
Duke u shprehur se dyshon që veprimet e personit kishin ardhur si pasojë e ndikimit nga substancat e marra, ai ndër të tjera shtoi:
“Zyrtarët policor kanë kryer punën e tyre, ata nuk janë as kardiolog, neurolog, pulmolog. Nuk janë dhe s’mund ta zëvendësojnë doktorin, unë besoj fuqishëm që s’do të jetë asfiksia si shkak (i vdekjes), por edhe nëse jetë duhet ta dimë se e shoqëruar apo jo me ndonjë gjakderdhje paraprake, është e ndikuar nga ndonjë substancë, anomali, problem me arteriet kardiake dhe jo vetëm”




